Shkup, 7 qershor
Duhet reformë esenciale dhe profesionalizëm i plotë i strukturave të sigurisë së Maqedonisë. Sipas profesor Bashkim Selmani, sistemi i sigurimit të Maqedonisë nuk është funksionale, gjë që nuk është përgjegjësi e individëve, por e institucionit, shkruan Almakos.
“Këtu ka vullnet të keq të ligjvënësit, i cili në kontinuitet nuk ka individ të caktuar mbi atë që është profesionale. Sistemi i sigurisë, nuk punon si duhet qoftë në mbrojtjen e të dhënave, qoftë në mbrojtjen e sigurisë të individit, qoftë të organeve të zbulimit dhe kundërzbulimit, por këtu futja e elementit politik, këto organe i nxjerr jashtë funksionit, i bën të pa suksesshëm dhe këtu nuk është problemi individual, kurse profesional me standarde të caktuara, për arsye se ligjet që i ka Maqedonia, të gjitha janë në nivel të standardeve, të problemeve qofshin ato të sigurisë nacionale që janë në nivel të standardeve ndërkombëtare, mirëpo çështje brenda dhjetë viteve të fundit deri sot, e dëmtoi dhe e rrënoi sistemin shtetëror të zbulimit, kundërzbulimit dhe të sigurisë në përgjithësi, në çdo aspekt ligjor, kur dalin nga këto korniza ligjore, krijon edhe vakumin ligjor brenda shtetit, por edhe te qytetarët ndodh që të viktimizohen në mënyrë të pafajshme, për arsye se duhet në kohë tu përgjigjemi për të mbrojtur qoftë të drejtën private individuale, kolektive etj.
E njëjta atëherë nuk funksionon në mënyrë institucionale, krijohen çrregullime brenda institucionit, dhe në këtë mënyrë kalohet përgjegjësia individuale, por këtu nuk është detyra e përgjegjësisë individuale por e sistemit të sigurisë, përsa i përket indikacioneve të gjëra, ku një ndër ato është rasti i ngjarjeve të fundit në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë”, thotë Sulejmani, për Almakos
Nëse sistemi i sigurisë në RM, ka përjetuar dështim, Selmani thotë se nuk është dështim serioz, por mos funksionim. “Ju e shikuat edhe daljen e përgjimeve është tragjedi në një sistem funksional se do dalin diskrepcione tjera në publik ku edhe mund të marrë kahe të tjera. Çështja e sigurisë është shumë e rëndësishme, qoftë siguria individuale, kolektive dhe institucionale, po në këtë rast sistemi i sigurisë nuk është i siguruar nga rreziqet momentale, të cilat mund të ndodhin, një ndër to është edhe dalja e informacioneve.
Ndërsa, nëse vendi po ballafaqohet me sfida më serioze të brendshme dhe të jashtme të sigurisë, Sulejmani thotë se këtu nuk bëhet fjalë për keqpërdorime të individëve, por për të dhënat e sistemit funksional të shtetit, kjo është edhe problem në Maqedoni. “Në fillim doli që do ketë ndryshime të përshpejtuar ose të vonshme dhe largimi i profesionistëve’, mund të çonte në kapjen e problemit, por në vendet kyçe dhe udhëheqëse, që individët për të cilët është konstatuar se është bë lëshime dhe shkelje, të njëjtët duhen të shkarkohen, varësisht në janë profesionist”, thotë Sulejmani, për Almakos
Në një konferencë para disa ditëve që u prezantua para Qeverisë dhe para ministrive adekuate nga Forumit ballkanik për siguri u tha se sistemi i sigurisë pësoi dëme të mëdha. “Në Maqedoni sistemi i sigurisë përjetoi dështim shumë serioz. Për këtë arsye po përpiqemi që në kuadër të shqyrtimeve tona profesionale të japim pikëpamje se çka dhe si duhet në moment të pare të ndërmerret përmes organeve adekuate në strukturat e sigurisë dhe se si të avancohet sistemi i sigurisë dhe mbrojtjes dhe nga ky aspekt se si të zhvillohen marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Bllagoja Markovski, kryetar i forumit ballkanik për siguri.
Ndërsa, Gjenerali Boris Stojanoski, theksoi sfidat e rëndësishme aktuale të sigurisë dhe të sugjerohet mënyrë për tejkalimin e tyre në të ardhmen.
Prof.dr. Vlladimir Pivovarov, madje, theksoi se vendi ka probleme serioze në planin e jashtëm dhe të brendshëm të sigurisë pas gjithë asaj që ndodhi viteve të fundit dhe shprehu shpresë se ministrat e rinj do të japin gjithçka nga vetja që t’i profesionalizojnë shërbimet e sigurisë dhe t’u përgjigjen sfidave.
/Almakos.com
D.Kërluku

