Alsat 2019-09-06T18:50:16+02:00
Prokuroria publike konfirmoi- do i marrë lëndët e Prokurorisë Speciale. Zyrtarisht vendimi është marrë në kolegjiumin e sotëm të prokurorëve publik në të cilin është shqyrtuar raporti për Katica Janevën.
Qëndrimi i këtillë bazohet në pozitën kushtetuese të Prokurorisë publike si organ i vetëm kompetent shtetëror për ndjekjen e kryerësve të veprave penale dhe veprave tjera të dënueshme me ligj, parimi i legjitimitetit të ndjekjes penale, sipas të cilit prokurori publik është i obliguar të bëjë ndjekje penale nëse ekzistojnë prova se është kryer vepër penale për çka ndiqet sipas detyrës zyrtare, si dhe obligimi në emër të shoqërisë të kujdeset për efikasitetin e sistemit penal-juridik, duke respektuar parimin e sigurisë juridike të qytetarëve si vlerë themelore e sundimit të së drejtës. Procesi ndaj lëndëve konkrete do vazhdojë në prokuroritë publike kompetente”-thonë nga Prokuroria Publike.
Dhe derisa Prokuroria publike e zgjidhi fatin e lëndëve të dala nga “bombat”, grupet e punës në takim në Ministrinë e drejtësisë nuk i harmonizuan qëndrimet për funksionimin e PSP-së në të ardhmen. Në takim ishte edhe prokurorja Lençe Ristovska.
Lidhur me të gjitha ndodhitë aktuale, kur do kemi informata të cilat do mundemi t’i publikojmë, më besoni se do i publikojmë. Besoj se këtyre ditëve do keni i9nformata edhe nga Prokuroria speciale publike që do publikohen në internet faqen tonë”-tha Lençe Ristovska, prokurore speciale.
Ekspertët të ndarë. Sipas disa prej tyre, PSP duhet të mbetet dhe t’i vazhdojë hetimet dhe të zgjidhet Prokuror i ri special. Sipas të tjerëve, me ligjin, PSP e hum autonominë dhe me këtë hetimet e dala nga “bombat” do të harrohen. Për të tretët, më me rëndësi është të miratohet ligji për prokurori publike. Për profesorin Gordan Kallajxhiev, me zgjidhjen e re ligjore, PSP “varroset”, e humb autonominë dhe kthehet në nivelin e prej para katër vjetëve.
Unë personalisht iu shmanga bisedës pa koncept për fatin e PSP-së në kuadër të Prokurorisë, sidomos jo për shuarjen e PSP-së pa vlerësim pse duhet të shuhet dhe kapacitetet e saja t’i marrë prokuroria publike. Ne nuk kemi vlerësim për suksesin edhe për njërën edhe për prokurorinë tjetër për të vlerësuar se kush e meriton. Koncepti i Ministrisë së Drejtësisë është që ta shuajë PSP-në dhe të funksionojë Prokuroria e Villmës”-tha Gordan Kallajxhiev, ekspert juridik.
Akademiku Vllado Kambovski thekson se edhe në dispozitat e posaçme të ligjit të tanishëm të PSP-së është paraparë që për çështjet e parregulluara do të zbatohet ligji i tanishëm i Prokurorisë publike ku ekzistojnë dispozita për marrjen e lëndëve të PSP-së.
PSP-ja luajti një rol, kushtimisht thënë një periudhë të tranzicionit, ku përmbushi funksionin e saj, hapi një seri procesesh, me shumë guxim, por si një institucion i jashtëzakonshëm dhe kështu në bazë të Ligjit për PSP kishte një kohëzgjatje të caktuar, si institucion, por duhet të inkorporohet sepse supozohet se, së bashku me reformat e sistemit gjyqësor, ngadalë Prokuroria Publike si një institucion në tërësi fuqizohet që të merret në mënyrë efektive me problemet e krimit, veçanërisht me krimin e lartë dhe korrupsionin”-tha Vlado Kambovski, ASHAM.
Për koalicionin për gjykim të drejtë për lëndët duhet të veprohet edhe më tutje dhe të kenë epilog gjyqësor.
Qëndrimi i Grupit Blu Print për monitorimin e reformës në drejtësi është që PSp, si organ duhet të ekzistojë dhe të funksionojë brenda hierarkisë dhe subordinimit të sistemit të prokurorisë publike, por me njëfarë pavarësie që është parashikuar deri më tani”-pohoi Natali Petrovska, Koalicioni për Gjykime të Drejta.
Dje, Alsat njoftoi se Prokuroria Publike do ti marrë përsipër lëndët e PSP-së.
Vesna Vellkova
Loading…


