Ka mbetur më pak se një javë që kur kryeministri Dimitar Kovaçevski duhet ta dorëzojë mandatin e tij si kryeministër, për t’ia lëshuar vendin Talat Xhaferit si kryeministër teknik. Kovaçevski ka drejtuar Qeverinë që nga mesi i janarit 2022, pra 2 vite e 1 muaj. Po si do të mbahet mend nga qytetarët kjo qeverisje?
Java e fundit e Kovaçevskit si kryeministër, ja çfarë thonë qytetarët për punën e tij
“Do t’i pyesim qytetarët se për çfarë do ta mbajnë mend kryeministrin dhe qeverinë dhe çfarë duan të ndryshojnë në shtet”, Fazile Halili, TV21.
-Politika është… Mos incizo kot është… është e ndyrë në Maqedoni, është marrëzi edhe të flas, njerëz budallenj kanë rënë…
-Do të kisha bërë ndryshime për rrogat së pari, edhe rregullimin e çdo komune, komunat duhet të punojnë më tepër.
-P.sh çfarë?
-Si rrugët, shumë vende ka me gropa, prishen makinat, duhet të punojnë më tepër e jo vetëm të flenë.
-Për çmimet e ushqimeve çfarë mendoni?
-Tepër janë, as në Gjermani as në Amerikë nuk janë kështu çmimet, kam qenë edhe në Amerikë por nuk janë si këtu.
-Shumë mungesa ka!
-P.sh. cilat do i kishit ndryshuar?
-P.sh. për pensionistët, pension që jemi shumë pak.
-Pensionet e ulëta i keni?
-Po të ulëta.
-Ndryshime, edhe një vajzë e kam me fakultet nuk ka punë, punë nuk ka me njoftësi, p.sh. të njoh unë ty, më punëson, jo, jo nuk ka punë!
-Çmimet a mendoni se janë shtrenjtë?
-Shtrenjtë janë shumë, shumë bile jo pak.
-A besoni që në të ardhmen do të ndryshojë?
-Ndoshta ndryshon por vështirë, nuk besoj.
Qeveria teknike pritet të votohet të dielën që vjen, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat duhet të mbahen më 8 maj. Bashkë me to do të mbahet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve Presidenciale.