Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska ka deklaruar sot se shumë shpejt opinioni publik në Maqedoni do të njoftohet për një tjetër parregullsi edhe më të madhe se kjo e deritanishmja në Fakultetin Filozofik, e cila, sipas saj, do të befasojë gjithë opinionin.
“Shumë shpejt do të dëgjojmë edhe për një parregullsi tjetër, edhe më të madhe se kjo në Fakultetin Filozofik, e cila do të befasojë gjithë opinionin publik në Maqedoni. Ka shumë parregullsi në disa institucione, por jo në të gjitha, dhe për to do të veprohet sipas ligjit. Nëse përgjegjësia është e administratës apo e udhëheqjes, si dhe nëse disa studentë kanë marrë pjesë në këto veprime, do ta përcaktojnë organet kompetente”, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.


