Një prej segmenteve më të rëndësishëm të BFI-sëështë pa dyshim edhe ai i bamirësisë i cili kryhet përmes Organizatës së vet Humanitare “HILAL”. Si çdo vit me rastin e Muajit të Ramazanit, edhe sivejt kjo Organizatëështëçdo ditë në terren, duke i kaluar të gjitha myftinitë dhe duke shpërndarë pako me artikuj ushqimor e higjienik, për rastet e theksuara sociale. Rreth këtij aktiviteti, më gjërësisht, bisedojmë me kryetarin e OH “HILAL”, Mustafa ef.Dauti.
Çka do të thotë ta zhvilloshë bamirësinë si akt humanitar përgjatë ditëve të agjërimit?
Është një moment kur për çdo ditë përjetoj herëçaste gëzimi e herëçaste pikëllimi. Është kënaqësi tek shikon se sii gëzohen kontributit dhe angazhimit tënd njerëzit që kanë nevojë për atë ndihmë që ua ofron, por, më duhet të pranoj, janëçaste të vështira ato kur shpërthejnë uratat me vaj e me lotë për ndihmesën që e ofron. Ka njerëz të harruar nga ky shtet e nga kjo shoqëri. Janë të lënur totalisht në mjerim dhe, sado ndihmesë modeste, kjo kategori e shoqërisë sonë përjeton një shpresë se, megjithatë, nuk janë të harruar, dikush ua zgjatë dorën e ndihmës.
Sa po arrinë OH “HILAL” që ta zbusëkëtë mjerim në shoqërinë tonë?
Organizata jonë Humanitare “Hilal” që vepron në kuadër të BFI-sëështë një organizatë shumë e etabluar, me një traditë relativisht të gjatë humanitare dhe që mbështetet në parimet e shenjta të cilat porosisin qëky aktivitet të zhvillohet ekskluzivisht për t’u arritur kënaqësia e Allahut xh.sh. Pra, aktiviteti ynë shkon në këtë drejtim, kurse bamirësinë e kemi virtyt kombëtar e fetar.Është vështirë të thuhet se sap o ia arrijmë që me aktivitetet tona ta zbusim sado pak skamjen dhe varfërinë. Nuk duhet të harrojmë se, megjithastë, ne jemi vetëm një organizatë, kurse problem i varfërisë, i mjerimit, i kategorisë së njerëzve në nevojë ngelë përherë problem që kërkon angazhim maksimal të strukturave përkatëse shtetërore.Shoqëria jonë, në përgjithësi, nuk është se i takon shtresave të pasura.Sado që në shpirt e ka të mbjellë bamirësinë, fisnikërinë e bujarinë, megjithatë mundësitë i ka të kufizuara. Pikërisht ky fakt na detyron që t’i drejtohemi organizatave simotra nëpër botë.Është një numër i respektueshëm myslimanësh të cilët realisht kanë nevojë për ndihmë dhe ne përpiqemi qe gjithnjë t’ju dalim në ndihmë, sado që, struktura të caktuara nëntokësore, gjithnjë duke u fshehur pas anonimatit, janë munduar ta njollosin dhe ta minimizojnë aktivitetin tonë humanitar.Të gjithë jemi të ftuar në bamirësi, ndërsa ai që e pengon dhe që e mohon bamirësinë, ai soj është pasues i shejtanit, qenies më të urryer dhe të mallkuar prej vetë Krijuesit tonë të Gjithëmëshirshëm. Bamirësia është akt i porositur dhe i shenjtë, prandaj, të kota do të jenë të gjitha përpjekjet e urithëve, bamirësinë tonë, aktivitetin humkanitar të OH “HILAL” nuk do të mund ta pengojë dhe ta ndalë askush. Ne gjithnjë do të jemi në terren për t’ju dalur sado pak në ndihmë nevojtarëve, skamnorëve dhe të varfërve me të cilët bashkëjetojmë. Shpifësit dhe intrigantët janë imcakë në raport me aktivitetin tonë madhor humanitar.
Sa po arrini të siguroni donacione?
Falë angazhimit vetëmohues, falë shpirtit human dhe shumë fisnik të Reisit tonë, H. Sulejman ef.Rexhepit, asnjëherë nuk ngelim pa donacione.Kryetari jonë, në asnjë moment nuk pushon së foluri për të varfërit tanë dhe së menduari për fatet e tyre. Nëçdo takim, nëçdo ndejë, nëçdo moment Reisul Ulema vazhdimisht apelon dhe lutë që të shtrihet dora e ndihmës nga ana e atyreve që kanë mundësi, që kanë kompani e fabrika. Monopol mbi bamirësi nuk ka, kush e pretendon një gjë të tillë ai është demagog, i keq, i rrezikshëm! Duke qenë shumë i vetëdijshëm se popullata jonë kryesisht i përket shtresave nën mesatare ekonomike, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi çdo herë sytë i ka drejtuar nga vëllezërit tanë myslimanë të shteteve turko-arabe. Gjithnjë ka arritur që t’i bindë për donime humanitare edhe te ne. Prandaj, OH HILAL, falë këtij angazhimi të H. Sulejman ef. Rexhepit, gjithnjëështë në kryerje të aktiviteteve të ndryshme humanitare. Ja, për shembull, vetëm për këtë Muaj të rahmetit, Reisul Ulema ka arritur që “Hilalit” tonë t’ia sigurojë një kontigjent pakosh ndihma humanitare prej 5000 të tillë, të donuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë, por edhe kontigjent pakosh nga RAF-i i Katarit.
Cili është synimi i donatorit! A ka kërkesa specifike donator me rastin e ofrimit të ndihmës humanitare?
Synimi i donatorëve, në rastin konkret i këtyre që i theksuam më sipër, është që të zbatojnë uërdhërin e Allahut xxh.sh.që porosity të ndihmohen të varfërit, ata që janë në nevojë. Nuk ka absolutisht kurrfarë synimi tjetër.Po, kanë kërkesë, madje shumë të arsyeshme.Kërkojnë transparencë gjatë shpërndarjes së ndihmave të tyre.Këtë kusht jemi duke e plotësuar besnikërisht, pa kurrfarë mundi dhe përtese.Thjesht, të gjithë këshillat e xhemateve nëpër Myftinitë tona kanë urdhër që t’i evidentojnë rastet më të rënda sociale dhe të hartojnë lista me emra të hallexhinjëve.Nëçdo aksion të ndërmarrë nëpër të gjitha myftionitë, kam qenë i kyçur personalisht vetë por edhe myftinjtë përkatës, kemi pasur listën e emrave që janë ftuar për ta tërhequr ndihmën dhe, krejt kjo është përcjellë përmes mediave, në mënyrë shumë transparente.Gjithashtu, të gjitha aktivitetet tona i kemi të regjistruara nëpër mediat e ndryshme të vendit.Natyrisht, këtë e bëjmë për reputacion të Organizatës sonë, mbi të cilën nuk lejojmë të hidhet asnjë grimë dyshimi. Sepse, në të kaluarën e afërt ka pasur shumë abuzime nga lloj-lloj të ashtuquajtura shoqata dhe individë “humanitarë”!
Sa mund t’ia dalë OH “HILAL” e vetme në bamirësi në mesin e një shoqërie me një përqindje bukur të madhe të të varfërish?
Jo që nuk mund t’ia dalim, sepse ne kemi një strukturë mirë të organizuar dhe në asnjë moment nuk mund t’i trembemi punëve përgjatë ndërmarrjes së aksioneve humanitare.Megjithatë, gjithëpërfshirja është një tjetër synim i yni.Sa më shumë asociacione e organizata që na bashkangjiten aq më të suksesshëm do të jemi, aq më të kënaqur do të ndahen pikërisht ai target grupi të cilin e kemi në trajtesë. Vetëm gjatë këtij muaji, përveç operativës së myftinive tona, na u bashnagjitën edhe shoqata të ndryshme, si : Këshilli rinor i Tearcës, Rruga e Vërtetë, Shoqata e Veteranëve të luftës (Shkup), OJQ e Strumicës, Union i Nxënësve Shqiptar të Maqedonisë, Shoqata e invalidëve të punës në Çair etj. Pra, këto asociacione i kemi furnizuar ne ndihma humanitare të cilat pastaj i kanë shpërndarë sipas listave të tyre me raste të rënda sociale.Vullneti i bamirësisë shprehet më lehtë dhe është më efikas sidomos kur shprehet në mënyrë ekipore, në mënyrëtë organizuar. Në këtë rast humaniteti do të jetë më transparent kurse per ne do të flitej më shumë se jemi me të vërtetë një popull shumë human dhe bamirës.
Çka pas Muajit të Ramazanit?
OH HILAL pa dyshim që ka një plan aksional vjetor, pra, ne nuk e zhvillojmë organizatën duke u mbështetur në plane mujore, apo ditore, apo edhe më keq, sipas rasteve. Ne përgjatë tërë vitit punojmë me raste të rënda sociale. Aktivitete kaq masovike humnaitare gjithësesi që do t’i kemi edhe në prag të festave tona të Bajramit. Në tëdy rastet, ndihmat i shtrijmë nëçdo cep të vendit tonë dhe mundohemi që të trakasim në cdo rast të rëndë social. Natyrisht, prioritet ka ky target grup, dhe pastaj ndihmat prekin edhe kategoritë e tjera të shtresave në nevojë. Ja, kanë ngelur edhe disa aksione tona humanitare derinë përfundim të Ramazanit, kurse deri më tani, gjatë këtij muaji, kemi ndihmuar mbi 10 mij skamnorë, të varfër e hallexhinj.
Duke qenë shumë i vetëdijshëm se popullata jonë kryesisht i përket shtresave nën mesatare ekonomike, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi çdo herë u drejtohet vëllezërve tanë myslimanë të shteteve turko-arabe, duke i lutur për donime humanitare edhe te ne. Prandaj, OH HILAL, falë këtij angazhimi të H. Sulejman ef. Rexhepit, gjithnjëështë në kryerje të aktiviteteve të ndryshme humanitare
Gjithëpërfshirja në humanitet është një tjetër synim i yni.Sa më shumë asociacione e organizata që na bashkangjiten aq më të suksesshëm do të jemi, aq më të kënaqur do të ndahen pikërisht ai target grupi të cilin e kemi në trajtesë. Vetëm gjatë këtij muaji, përveç operativës së myftinive tona, na u bashnagjitën edhe shoqata të ndryshme, si : Këshilli rinor i Tearcës, Rruga e Vërtetë, Shoqata e Veteranëve të luftës (Shkup), OJQ e Strumicës, Union i Nxënësve Shqiptar të Maqedonisë, Shoqata e invalidëve të punës në Çair etj.