Kryetari i Kavadarit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev ka reaguar ndaj sulmeve aktuale mbi të nga disa mediume opozitare, pasi dje mori pjesë në një tribunë të LSDM-së në Kavadar. Për të njejtit thotë se janë përpjekje nga ana e Hristijan Mickoskit për diskreditimin e tij, dhe nuk është korekte kur nga partia e tij vijnë ofendime në llogari të qëndrimeve të tij.
Ai publikisht thërret Mickoskin të shohë inçizimet e kryeministrit Zoran Zaev, kur para tetë viteve gjatë kohës kur ishte kryetar i Strumicës ka marë pjesë në një tribunë të organizuar nga VMRODPMNE në krye me Gruevskin. Ai rikujton se Gruevski e ka lejuar Zaevin të marë pjesë në tribunën në qytetin e tij dhe thotë se me këtë sjellje, Mickoski ka tejkaluar madje edhe Gruevskin. “Edhe një herë, pas sedi sa herë tregohet fytyra e vërtetë e Hristijan Mickoskit. Gjithkund në botën e civilizuar kryetarët marin pjesë në tribuna publike nga taboret e kundërta politike, me qëllim për të dëgjuar mesazhet e dedikuara për të mirën e qytetarëve. Nga këtu, është e turpshme që Hristijan Mickoski publikisht dëshiron të më heshtë, ndërsa fshehtas nëpër portale luan lojëra: më diskrediton si njeri dhe si kryetar komune. Me këtë ai me vetëdije apo jo, duke më diskredituar, e diskrediton kryetarin nga radhët e VMRO-DPMNE-së i cili me punën e tij dhe përkushtimin çdo ditë tregon se cili është misioni ynë, dhe ajo është të punohet për të mirën e qytetarëve, qytetarët të jenë në rend të parë, para interesave personale dhe partiake. Thjeshtë, është e turpshme”, ka deklaruar Jançev për “Fokus”.
Jançev konsideron se VMRO-DPMNE-ja duhet të reformohet, sepse edhe vet qytetarët e njohin se partia në krye me Mickoskin është në drejtim të gabuar.



