Shqiptarët si popull emotiv, patriotë dhe parasegjithash gjaknxehtë shpesh herë dijnë të bijnë preh e lojërave politike të cilat i kanë qendisur paraprakisht aktorët politik. Kështu, po ndodh edhe me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe Kosovë, me ç’rast Ali Ahmeti dhe Hashim Thaçi paraqiten si armik të mëdhenjë të popullit sllav.
Mirëpo sipas politikologut, Xhenis Sulimani kjo në fakt paraqet një skenar i përgatitur nga vet politikanët, gjoja se ata janë të mirë për shqiptarët, e të këqinj për armikun.
“Shqiptarët “han e dan” kanë vrapuar pas shqiptarëve/politikanë që kanë qenë të kritikuar ashpër nga pala tjetër. Por, kurrë se kemi kuptuar se këto kritika janë bërë nga vetë ata për të ngre kulte të pavlera te shqiptarët, që të njëjtit pastaj më lehtë të manipulohen.
“Ali Ahmetin, se a po e sheh se çka po thojnë shkijet për ta. … Hashimit pi thojnë zmija, se gjarpër për shkijet asht ky, … “, e plot “patriot” të tjerë që nanën ua kanë lujt shqiptarëve. …
Rastet e mësipërme janë shembuj se pse s’duhet të ngrejmë kulte mbi individ, “veç pse shkjau i shan”. Fundja, të tjerët kurrë s’kanë me na lavdëruar, po edhe kurrë nuk kanë me na dhënë vlerën, TË CILËN NE VET NUK IA KEMI VENDOS VETES!”, ka shkruar në rrjetin social facebook, Xhenis Sulimani.
Poashtu edhe politikologu, Murat Aliu vlerëson se shikuar historikisht krijimi i kulteve është rast tipik për shoqëritë tradicionale, ose thënë më mirë për shoqëritë me demokraci të brishtë.
“Në këtë kontekst krijimi i kulteve ndaj figurave të ndryshme politike janë konjukturale dhe shpesh herë të dëmshme për popujt. Qasja e shqiptarëve ndaj liderëve politik nuk duhet të jetë emocionale, por racionale dhe legaliste. Pra shqiptarët duhet vlerësuar liderët politik mbi baza të veprave, detyrimeve dhe përgjegjësive politike, jo mbi baza të emocioneve të cilat mund të jenë pasoj e ndonjë konflikti etnik”, deklaroi për Almakos, Murat Aliu./ Almakos