Katër partitë politike shqiptare të udhëhequr nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, kanë dalë me komunikatë të përbashkët lidhur me takimin e djeshëm ku morëm pjesë edhe lideri i LR-PDSH Ziadin Sela, ai i RDK-së Vesel memedi dhe Gëzim Ostreni i Unitetit.
“Gjithsesi që ky proces mbetet i hapur edhe për subjektet tjera politike shqiptare, gjithnjë duke pasur parasysh faktin që përgjegjësi për të ardhmen e shqiptarëve në vend kanë të gjithë subjektet politike që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor.
Ne subjektet politike shqiptare në Maqedoni, mbetemi të angazhuar për arritjen e barabarësisë së tërësishme të shqiptarëve dhe maqedonasve në vend. Përcaktimi për të ardhmen euro-atlantike të vendit tonë ngelet një ndër prioritetet kyçe impenjimit të mëtejmë politik”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
KOMUNIKATË
Duke u nisur nga rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të këtij viti;
Duke njohur vullnetin e votuesit shqiptar si dhe dëshirën e shprehur të popullit shqiptar që subjektet tona të bashkërendisin forcat, mundësitë dhe resurset e tyre për të arritur rezultate më të mira në bisedimet politike që do pasojnë;
Duke qenë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e situatës në vend si dhe për nevojën e patjetërsueshme për të ecur drejt progresit;
Ne, kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni u takuam në Shkup, për të diskutuar hapat e mëtejmë që kanë të bëjnë me perspektivën shqiptare në vend, të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë në përgjithësi;
Konsiderojmë se: të gjithë ne kemi më shumë çështje që na bashkojnë përkundër dallimeve që ne kemi;
Vlerësojmë se: është më se i nevojshëm instalimi i një tryeze të rregullt bisedimesh mes subjekteve politike shqiptare në vend sa u përket çështjeve të interesit kombëtar shqiptar në veçanti e atij të përbashkët në përgjithësi;
E çmojmë të rëndësisë së veçantë që: këto takime të kenë si përfundim një platformë të përbashkët të përkrahur nga të gjithë ne;
Duke pasur parasysh të gjitha faktet e sipërpërmendura, ne sot, në një frymë vëllazërore biseduam mbi temat tona të përbashkëta, i iniciuam të njëjtat dhe ramë dakord që sa më shpejtë të mbajmë takimin tonë të dytë për të qartësuar linjat dhe qëndrimet tona. Gjithsesi që ky proces mbetet i hapur edhe për subjektet tjera politike shqiptare, gjithnjë duke pasur parasysh faktin që përgjegjësi për të ardhmen e shqiptarëve në vend kanë të gjithë subjektet politike që kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor.
Ne subjektet politike shqiptare në Maqedoni, mbetemi të angazhuar për arritjen e barabarësisë së tërësishme të shqiptarëve dhe maqedonasve në vend. Përcaktimi për të ardhmen Euro-Atlantike të vendit tonë ngelet një ndër prioritetet kyçe impenjimit të mëtejmë politik.
Respektojmë kontributin e çmueshëm të partnerëve tanë ndërkombëtarë për paqen, stabilitetin, demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë;
Dhe përfundimisht vlerësojmë se bashkëpunimi mes subjekteve politike shqiptare është një kontribut i drejtpërdrejtë në stabilitetin, zhvillimin, demokratizimin dhe europianizimin e vendit.
Data 16.09.2026
Aktuale
- Kasami: Keqardhje për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vërteta historike e luftës çlirimtare nuk rishkruhet
- Mexhiti: Vendimi i Hagës, zhgënjyes dhe thellësisht i padrejtë për popullin e Kosovës
- Denion Meidani: Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit – duhet drejtësi për çlirimtarët
- Bekim Qoku: Vetëm drejtësi nuk i thuhet kësaj në Hagë
- Gjendet i pajetë në Liqenin e Ohrit 31-vjeçari nga Shkupi, ishte raportuar i zhdukur
- “Thaçi dhe Veseli e morën me pranga”/ Gjykata e Hagës për zhdukjen e Behajdin Allaqit 28 vite më parë: Jemi të bindur se ai u vra, në komunikatë thanë se ra dëshmor
- KSHPK: Është hapur lëndë për konflikt interesash për një person – anëtar i komisonit i cili ka marrë pjesë në programin për Ditën e pavarësisë
- Japonia arrin një arritje historike me mbi 100 mijë njëqindvjeçarë


