Gazetari, Ivona Talevska, sot është ulur në bankën e të akuzuarve si i akuzuar për evazion fiskal, lëndë e PSP nën emrin “Tiffany”, përcjell Almakos.
Ivona Talevska pranoi në Gjykatë se ka bërë veprën penale “fshehje tatimi”, dhe PSP kërkon që ajo ti kthejë paratë.
Në Gjykatën Penale, sot ka filluar gjykimi për këtë lëndë, në të cilën, Talevska është e akuzuara e vetme. Prokurorja e PSP-së, Elena Josifovska Elena Josifovska, i kërkoi gjykatës dënimin dhe pagesën e detyrimeve të shmangura.
Gjykatësja Laliç ka dhënë pauzë, pasi që përfaqësuesi i Prokurorisë së rregullt, Zoran Petkovski, nuk ishte në gjendje që të deklarohet për lartësinë e dënimit.
Sipas aktakuzës së PSP-së, Talevska nga viti 2008 deri në vitin 2014, Talevska si pronar i Qendrës Smart, me qëllim të shmangies së taksave, ajo dha të dhëna të rreme për faktet që i referohen llogaritjes së tatimit dhe ajo ka shmangur pagesën prej 2,344,463 denarë ose 37,634 euro kompanitë dhe 1.040.840 denarë ose 16.924 euro taksa personale./Almakos

