Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme, me 11 vota për dhe dy kundër, zgjodhi Ivan Jolevin si kryetar të Gjykatës Themelore Shkup 1.
Në garën për Shefin e Gjykatës Penale, gjyqtarët ishin Vladimir Pancevski, Ivica Stefanovski, Verka Petkovska, Osman Shabani, Goko Ristov dhe Vesna Dimishkova.
Gjykatësja Olja Ristova e ka tërhequr kandidaturën për kryetar të Gjykatës Penale të Shkupit, informuan në seancën e Këshillit Gjyqësor.
Më parë, u konfirmua dorëheqja e u.d kryetarit të Gjykatës Penale të Shkupit, Stojance Ribarev, i cili u tha në seancë, dha dorëheqjen për arsye mjekësore, gjegjësisht intervenim kirurgjikal./Almakos

