KRIJIMTARIA LETRARE NUK NJEH KUFI
“Do të doja të bëhem poet, të shkruaj bukur për të gjithë botën, veçanarisht fëmijët të kenë të ardhme, dikush ri zgjuar mbi mëmëdheun tonë”, raporton KlanMacedonia.
Ky është Ismail Shasivari i ka 13 vjet ndërsa ka shkruar mbi 20 poezi në gjuhën maqedonase. Është vetmi nxënës nga shkolla fillore “Përparimi” që ka fituar në nivel shtetëror disa çmime për poezi më të mirë.
“Më kanë ndihmuar edhe prindërit që të mësoj më shumë. I kam pyetur shpesh për fjalë se çfarë do të thotë dhe më kanë spjeguar. Mësuasja sa të ndihmon të avansohesh? Më ndihmon shumë. A që t’i shkruash poezitë a të ndihmon dikush? Jo, vet i shkruaj poezitë. Askush nuk më ndihmon. Çfarë poezi ke qef të shkruash? Tema për atëdheun” – tha nxënësi Ismail Shasivari.
Mësuesja e tij kërkon nga autoritetet komunale që t’i përkrahin nxënësit e talentuar që në këtë mënyrë të kenë edhe më shumë motiov për të krijuar.
“I dërgova poezitë në disa gara dhe mora përgjigje nga komisioni i përbërë nga autorë dhe shkrimtarë të ndryshëm të cilët kanë vërejtur te Ismaili talent, pasi shkruan në gjuhë të cilën nuk e ka gjuhë amëtare. Temat ishin vëretë të rënda por Ismaili hyri në katagorinë e nxënësve që garonin si të jetë në gjuhë amëtare. Përkrahjen time e ka në çdo moment por pres që edhe institucionet tjera që të na përkrahin” – tha mësuesja e tij.
Poezia e tij është botuar në librin “Si më inkurajon Konevski” ndërsa me rastin e 100 vjetorit të Blazhe Konevskit në shtator do të lexohen të gjitha poezitë në shtëpinë përkujtimore të tij në fshatin Nebregovë ku do të merr pjesë edhe Ismaili me mësuesën e tij. /KlanMacedonia/



