Figura shumë kontroverse si Berat Buzhala e Kastriot Myftaraj vazhdojnë ti japin mbështetje Ali Ahmetit në tentativë për ta shpëtuar atë nga humbja në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Kësaj radhe atyre u është bashkëngjitur edhe islamofobi Xhemal Ahmeti, i konvertuar në Jon Leka. Mbrëmë, në emisionin “Komiteti” të Berat Buzhalës, Jon Leka ka bërë thirrje që të votohet BDI-ja.
“Unë do ta votoja BDI-në”, ka thënë Xhemal Ahmeti – Jon Leka.
Ndryshe, gjatë gjithë emisionit “Komiteti”, Leka me shpifje të pabaza dhe pa argumentuara ka sulmuar Lëvizjen Besa. Tashmë edhe Ali Ahmeti, por edhe figurat e dyshimta si Berat Buzhala, Kastriot Myftaraj e Jon Leka, e kanë kuptuar se rreziku i vetëm për BDI-në dhe shpresa e vetme për shqiptarët e Maqedonisë është Lëvizja Besa. Prandaj, përmes emisioneve të ndryshme, thuhet se përmes partisë shqiptare në pushtet, këto persona vjellin vrerë ndaj Lëvizjes Besa.