Pjesëtarët e forcave të sigurisë të Turqisë kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për lidhje me sulmin terrorist në klubin e natës në Ortaköy të Stambollit, i cili u krye në natën e Vitit të Ri dhe në të cilin u vranë 39 persona.
Hetimi i udhëhequr nga Zyra për terrorizëm dhe krime të organizuara në Prokurorinë e Stambollit po vazhdon.
Ekipet e Departamentit për Luftimin e Terrorizmit në Stamboll kanë nisur një hetim pas arratisjes së terroristit që kreu sulmin. Personat e ndaluar janë duke dhënë dëshmitë e tyre në drejtorinë e policisë në Stamboll.
Në të njëjtën kohë është duke vijuar edhe shqyrtimi i videove të kamerave të vëzhgimit në afërsi të klubit të natës, ku po analizohen edhe detajet më të vogla që kanë kapur kamerat.
***********
Mediet turke kanë bërë të ditur se personi i armatosur që vrau 39 persona në prag të Vitit të Ri është nga Azia Qendrore.
I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një lokal nate në Stamboll, ku mbetën të vrarë 39 persona teksa ishin duke festuar për ndërrimin e viteve, shkruan “The Guardian”, raporton Insajderi.
Autoritetet turke besojnë se i armatosuri, i cili është ende në arrati pas sulmit, vjen nga vendet e Azisë qendrore të Uzbekistanit ose Kirgistan.