Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ish-deputeti Alqi Bllako ishte i bindur që Prokuroria e Posaçme nuk do të lëshonte një urdhër arresti në lidhje me përfshirjen në aferën e incineratorëve.
Gjatë një dalje në emisionin Opinion, Hoxha deklaroi se pasi mori vesh për urdhër arrestin, Bllako fiku celularin dhe u zhduk në drejtim të pa ditur.
Gjithashtu, gazetari tha se ka pasur informacione që Bllako ndodhen në Durrës, duke pirë kafe, ku kishte takuar disa persona, identitetin e të cilëve nuk e di me siguri.
“Policia ka shkuar ta mari nën mbikqyrje, por nuk e ka gjetur. Alqi që të martën kishte humbur gjurmët, kishte fik telefonin. Ditën që ka dalë lajmi ai ka qenë në lokal dhe ishte i bindur që nuk do dilte urdhër arresti për të. Dhe kur e ka parë lajmin në televizor është çuar nga kafja dhe ka ikur. Policia nuk e dinte.
Unë po them që ishte në Durrës ku takoi disa persona, identitetët e të cilëve nuk jam shumë i sigurt. Unë kam qenë me avokatin që ta gjeja para se të dorëzohej për t’i marr një intervistë. E ka çuar i vëllai. Është dorëzuar vetë apo e detyruan, këtë nuk e dimë. Policia kur ka dalë deklaratë dhe ka thënë që e kishim, ka bërë deklaratë për 1 Prillin”, tha Hoxha



