21 November
Alarmante. Të miturit çdo ditë e më tepër përdorin barna për qetësim prej tyre pjesa më e madhe e të miturve janë të gjinisë femërore. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) në shumicën e rasteve këto barna të miturit i marrin me rekomandim të mjekëve.
Është interesant edhe të dhënat dhe fakti që në muajin e fundit ka edhe numra deri 40 për qind të cilët të paktën njëherë kanë marrë qetësues tek mosha deri në 64 vjet, përderisa tek ato deri 35 vjet është edhe deri 60% më së shpeshti barnat merren me rekomandim nga mjeku – Vesna Veliq Stefanovska, Hulumtuese e Instituti për shëndetin për publik.
Shqetësuese është shifra e përdorimit të madh të lëndëve narkotike. Dy për qind e fëmijëve nga 11, 12 dhe 13 vjeç përdorin marijuanë ndërsa numri i tyre vazhdimisht rritet. Hulumtimi i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 8.9 për qind e popullatës nga 15 deri në 62 vjet përdorin ndonjë lloj të drogës, ndërsa 8.2 për qind përdorin marijuanë.
Shqetësues është fakti se ka një tendencë të rritjes së këtij numri e që ka të bëjë më moshën ,kështu në moshën 15-16 vjeç tashmë rreth 5% të fëmijëve kanë rrëfyer se deri në atë çast ata tashmë kanë provuar të paktën 1-2 herë marijuanë – deklaroi Shaban Memeti, drejtor i Institutit për Shëndet Publik.
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se çdo ditë e më tepër rritet edhe numri i të miturve janë duhanpirës dhe përdorin alkool. Anketa, thonë nga Instituti është e saktë 95 për qind dhe në të janë përfshirë 3786 të rritur dhe 1798 të mitur.
Valmira Zendeli

