25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau me thi.kë të atin Pjetër Kodheli pak ditë më parë në Durrës, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit.
Masa “arrest me burg” rezultoi të ishte e ligjshme. Ai u shfaq duke qeshur në dhomën e xhamit, ku qëndroi gjatë gjithë seancës.
I riu ka deklaruar pas ngjarjes përpara policisë se ka pasur grindje të vazhdueshme me të atin.
“Nuk më linte të haja i qetë”, ka thënë ai, ku ndër të tjera është shprehur se “nuk e di si ndodhi, mora thi.kën dhe e qëllova”.
“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh. Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë”.
“Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thi.kën dhe e qëllova”, ka dëshmuar ai.
Sipas A2cnn, ngjarja është zhvilluar në kuzhinën e banesës së familjes Kodheli, kur Marjani dhe i ati, Pjetri kanë mbetur të vetëm.
Janë konstatuar 7 plagë në trupin e viktimës, i cili u gjet i shtrirë në tokë me dy hematoma në kokë e 5 plagë në trup. Në vendngjarje u gjetën dy thika që dyshohet se janë përdorur për krimin./TopChannel/



