“Kontribut të çmuar në dobi të shtresave në nevojë, duke përçuar frymën e solidaritetit në shoqërinë shqiptare, duke ngritur ndërgjegjen kombëtare në një nivel më të lartë”. Ishte ky motivacioni i nderimit të drejtorit ekzekutiv të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, me titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit.
Në ceremoninë e organizuar në teatrin “Skampa”, rektori i universitetit “Luarasi”, prof. dr. Et’hem Ruka tregoi krenari që studenti që ai mbështeti në universitetin “Luarasi” është njeriu shembull për të cilin ka nevojë shoqëria shqiptare, solidar dhe me zemër.
Miq, kolegë, akademikë dhe familjarë të Arbër Hajdarit morën pjesë në ceremoninë ku u shprehën vlerësime të shumta për punën e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” dhe drejtorit ekzekutiv te saj.



