Pas zyrtarizimit të kandidaturës së prof. dr. Kushtrim Ahmetit për Rektor të UT-së, shumë ish-aktivistë studentorë të Universitetit të Tetovës kanë dalë në mbështetje publike të tij, duke e vlerësuar si kuadër të denjë dhe meritor për postin e rektorit.
Pas ish-sekretarit të Unionit të Studentëve dhe redaktorit të revistës “Studenti”, Ylber Jahiu, mbështetje për Ahmetin ka shprehur edhe prof. Agon Amiti, ish-senator në Universitetin e Tetovës.
Si Jahiu, ashtu edhe Amiti, vlerësojnë se prof. dr. Kushtrim Ahmeti është kandidati i duhur për një post të tillë, veçanërisht në këtë periudhë për Universitetin e Tetovës, shkruan Top24.


