Alsat-M 2019-07-04T14:38:07+02:00
Këngëtarja Tamara Todevska ngatërroi tekstin e himnit kombëtarë maqedonas në manifestimin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve. Todevska nuk këndoi pjesën ku përmenden emrat e Goce Dellçev, Pitu Guli, Dame Gruev dhe Sandanski.
Vetë këngëtarja përmes një reagimi në Facebook ka thënë se lëshimi është bërë si pasojë e emocioneve.
Më lejoni që nga thellësia e zemrës të ju kërkoj falje për gabimin e mbrëmshëm. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj brengën time për lëshimin që bëra gjatë këndimit të himnit. E ndikuar nga emocionet dhe euforia, për fat të keq dhe pa dëshirë anashkalova një pjesë të himnit”. – theksoi Tamara Todevska, Këngëtare
Ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve.
Shtetet e Bashkuara kanë respekt të thellë për traditën, historinë, heronjtë dhe të ardhmen e mikut, partnerit dhe aleatit Maqedonia e Veriut. Ne e kuptojmë se gabimet mund të ndodhin pa dashje në momente emocionale, por faleminderit këngëtarëve tanë për performancën e shkëlqyeshme”.- kanë reaguar nga Ambasada e SHBA-ve, Shkup
Gabimin e Todevskas opozita e shfrytëzoi për akuza politike. Sipas VMRO-DPMNE-së, mos intonimi i plotë i himnit kombëtarë i shkon për shtati politikave të kryeministrit Zaev.
Mund të behët fjalë për gabim, por mos intonimi i plotë i himnit kombëtarë është për t’u gjykuar, e posaçërisht në këtë periudhë kur është krijuar një atmosferë të në cilën çështjet e identitetit janë në pikëpyetje”. – u shpreh Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPME-së
Qeveria duke u thirrur në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve ka kumtuar se bëhet fjalë për gabim jo të qëllimshëm, ndërsa i pyetur për gafën e këngëtares Todevoska, kryeministri Zaev ka deklaruar se himni kombëtar këndohet çdo ditë gjithandej dhe se vetë këngëtarja duke kërkuar falje ka pranuar se bëhet fjalë për gabim jo të qëllimshëm.
Adrian Kerimi
Loading…



