Pjesëmarrësit në komunikacion gjatë aksidentit në Maqedoni dhe Slloveni do të marrin informacione në kohë dhe kompensim më efikas të dëmit eventual me Memorandumin që sot duhet të nënshkruhet midis byrosë nacionale për sigurim të Maqedonisë dhe Byrosë nacionale të Sllovenisë. Me nënshkrimin e Marrëveshjes për mbrojtje të vizitorëve, në rast të aksidentit qoftë në Maqedoni ose në Slloveni, pjesëmarrësve në aksident do t’ju mundësohen informacione në kohë dhe kompensim më efikas të dëmeve eventuale me ndërmjetësim të Byrosë së Sllovenisë për qytetarët tanë në Slloveni dhe të Byrosë së Maqedonisë për qytetarët e Sllovenisë, të cilët qëndrojnë ose udhëtojnë në Maqedoni ndërsa iu ndodh aksident. Memorandumin në Shkup do ta nënshkruajnë Trajçe Latinovski, drejtor i përgjithshëm i Byrosë nacionale për sigurim të Maqedonisë, ndërsa në emër të Byrosë nacionale të Sllovenisë, Maja Krumberger, drejtor i këtij institucioni. Byroja nacionale për sigurim e Republikës së Maqedonisë deri më tani ka nënshkruar marrëveshje për mbrojtje të vizitorëve me byrotë nacionale për sigurim të Serbisë, Turqisë, Greqisë, Kroacisë, Bullgarisë, Zvicrës, BeH-së, Luksemburgut dhe Malit të Zi./mia.mk
Data 19.05.2026
Aktuale
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit
- Gjashtë të arrestuar për shtatë raste dhune në familje brenda 24 orëve

