Dy burra janë arrestuar të hënën në Prishtinë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete.
Sipas policisë, dyshohet të jetë përdorur edhe arma e zjarrit.
Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.