Nëntë persona, përfshirë fëmijë, u plagosën në një incident kimik kur një substancë gërryese u hodh në Clapham, në jug të Londrës, dhe policia po kërkon një të dyshuar për sulmin.
Shërbimi zjarrfikës i Londrës njoftoi se ishte “thirrur për shkak të një incidenti kimik”, dhe se një grua dhe dy fëmijë kërkuan ndihmë, raporton Sky News.
Shërbimet e urgjencës kanë bërë të ditur se kanë trajtuar në vend nëntë persona, pesë prej të cilëve janë dërguar në qendrën shëndetësore.
Në mesin e të plagosurve janë edhe tre policë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.
Një helikopter është përfshirë edhe në kërkimin e të dyshuarit që hodhi lëndën kimike.