Më 06.08.2026, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria T.S. (60) nga fshati Bogovinë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se më 05.08.2026, rreth orës 23:00, ka qëlluar me armë zjarri në një festë familjare, me ç’rast një nga plumbat ka dëmtuar çatinë e shtëpisë së B.L. (66) nga fshati Siniçan i Tetovës.
Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e T.S., me ç’rast në oborr janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe dy gëzhoja të pistoletës me gaz. Në lidhje me rastin, është kryer bastisje edhe në shtëpinë e F.M. (50) në fshatin Bogovinë, ku në oborr janë gjetur gëzhoja të pistoletës me gaz.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
Data 08.08.2026
Aktuale
- Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit
- “Çfarë pret SPAK-u”? Mesazhi që lanë protestuesit në Bulevard (FOTO)
- Sulmet e ushtrisë izraelite dhe pushtuesve synojnë 5 komunitete palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar
- Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
- Të shtëna me armë në Saraj, qëllohet vetura me dy persona
- Aktivisti Edison Lika: Qeveria ka nisur numërimin mbrapsht. Sheshi plot, përgjigje për ata që mendojnë se protesta do të shuhet deri në shtator!
- Kryeministri pakistanez thotë se është “i nderuar” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës
- Protestat dhe reforma territoriale, aktivisti Andi Tepelena: Qeveria po riorganizon hartën për interes politik



