Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka deklaruar se edhe sot në mbledhjen e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, kolegët nga VMRO dhe LSDM, tentuan të fusin në rend dite ligjin për “branitella”, të cilin ashtu si edhe në të kaluarën, ajo e ka refuzuar duke u mbështetur në Rregulloren për punën e Kuvendit, por edhe në parimin e barazisë së qytetarëve.
“Kolegëve deputetë ua potencova përcaktimin tim prej të cilit nuk do të lëviz asnjëherë, se nuk mund të lejojë që të sillet një ligj që favorizon vetëm një pjesë të qytetarëve dhe përjashton një pjesë tjetër. Shpreha gadishmërinë time që për pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur të vitit 2001 mund të organizojmë një debat publik ku do të gjejmë zgjidhje edhe për pjestarët e policisë dhe ushtrisë, por edhe për pjestarët e UÇK-së. Ky shtet ka një buxhet të vetëm që e mbushin të gjithë qytetarët dhe prej aty duhet të përfitojnë të gjithë qytetarët. Barazia është parimi bazë nga i cili duhet të udhëhiqet ky shtet”, ka deklaruar deputetja Dauti. /SHENJA/
Data 17.09.2026
Aktuale
- Vetëm pak ditë pas fejesës, Kushtrimi dhe Aurora befasojnë të gjithë me lajmin e madh! Askush nuk e priste kaq shpejt!
- Tromp: Dhomat e Specializuara, një instrument për të kënaqur Serbinë
- Hamza paralajmëron takime me liderët politikë për të adresuar situatën e Gjykatës Speciale
- SPB Shkup e zbuloi dhe e sanksionoi gruan e cila hidhte hedhurina në Lepenc
- Kos: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht i rënë dakord në mes RMV-së dhe 27 vendeve të BE-së
- Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve; Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet
- 35-vjeçari nga Studeniçani humb jetën, dyshohet se u godit nga rryma gjatë larjes së automjetit
- Dhunë familjare në Gostivar, 60-vjeçarja denoncon kunatin për sulm fizik




