Mjeku Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se teza e tyre Jo Rusisë, dhe Po Evropës, është shumë reale, objektive, dhe shfaq një orientim politik.
Ai tha se është një gjë të cilën dëshirojnë ta potencojnë.
“Vetëm dëshirojmë ta theksojmë orientimin tonë dhe rrugë veprimin tonë të cilin e kemi bërë viteve të fundit, ta potencojmë se tani është koha që duhet shtetin tonë ta ngrehmi, dhe kjo është misioni i bllokut shqiptar që nesër do të jetë në qeveri. Shpresoj që nuk ka shqiptarët që nuk do të kishte me bo maksimumin që ta ngrejë Maqedoninë në Evropë”, tha Hasani.
Hasani tha se ata e kanë dëshmuar se kanë orientim të pastër Europian këto 22 vite dhe këtë e dëshmon edhe miqësia me SHBA-të.
“Nuk ka të bëjë asnjë element e cila e ve në dyshim këtë orientim të pastër pro evropës dhe SHBA-së, dhe mendoj se gjithmonë si partner kemi qenë afër tyre, por edhe ato afër nesh”, tha mes tjerash Hasani.
Data 02.09.2026
Aktuale
- KLGJ e KLP rritën rrogat e magjistratëve, Qeveria bllokon pagesat në Thesar
- (VIDEO) Incidenti në Çair, paraburgim prej 30 ditësh për 19 vjeçarin e dyshuar
- (VIDEO) Incidenti në Çair, paraburgim prej 30 ditësh për 19 vjeçarin e dyshuar
- Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm
- (VIDEO) Janevska: Bashkimi në grupe më të mëdha i socializon fëmijët
- Arlinda Hasani Sinani emërohet zëvendësguvernatore e Bankës Popullore
- Lloga: Historia për klasën VIII redukton përmbajtjet për shqiptarët, shton për serbët
- Mickoski: Rritja e prodhimit industrial prej 3,4 për qind është tregues se gjendja është stabilizuar



