Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi ka marrë pjesë në takimin elektoral të Sali Berishës në Kavajë të mbajtur një natë më parë.
Roshi është fotografuar ndërsa është i veshur sportiv dhe me kapuç në kokë.
Duket se Roshi po mbështet Berishën në këto zgjedhje, pasi kryedemokrati ka futur në listën e hapur të Kavajës kushëririn e tij, Elton Rroshi.
Kujtojmë se më parë Berisha e sulmonte Roshin, ku thoshte se ky i fundit drejtonte një bandë që vriste njerëz.
“Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij, qeveria hesht!
Te dashur miq, ne territorin e komisariatit te Kavajes kane ndodhur disa nga krimet me te shemtuara gjate ketyre dy viteve. Ne kete territor u ekzekutua, thuhet nga kriminele me uniforme, i burgosuri perjete Asrit Gjepali pasi ai kishte rrahur ne burg Shullazin e Sajmir Tahirit.
Ne ate territor mediat transmetuan keqtrajtimin shtazor te nje qytetari nga “çunat e krimit” te Tahirit. Po keshtu gjate zgjedhjeve, funksionoi gjate gjithe fushates, si fallange terrori, nje bande vrasesish e drejtuar nga Rroshi. Ketu me poshte keni disa mesazhe per drejtuesin e komisariatit nga nje qytetar i Kavajes, te cilat sipas tij jua ka nisur edhe qeveritarve te sotem, natyrisht pa sukses! Sb”, shkruante më parë Berisha.
Kryeministri Edi Rama e komentoi disa ditë më parë nga Elbasani lëvizjen e Elvis Roshit.
Rama nuk i kurseu ironitë kur tha se në kohën që ishte me PS cilësohej si kriminel prej opozitës, ndërsa tani që ka kaluar në krahun blu duke mbështetur familjarin e tij që garon në PD, është në rregull.
“Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur ishte me ne, kështu që kjo është historia tan”, tha Rama.