Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrnishi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, ndërsa mësohet se ky vendim ka ardhur për arsye personale. Dyrnishi qëndroi në krye të Hekurudhës Shqiptare nga viti 2018, ndërsa më herët ai mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës Durrës.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018, një sasi lënde eksplozivi u gjet në makinën e Dyrmishit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi ishte vetë Dyrmishi, ai i cili pikasi lënën plasëse, e cila ishte vendosur pranë makinës së tij të parkuar në lagjen nr. 4 në një shishe plastike dhe pranë saj edhe një telefon celular. Ai nuk ka hipur në makinë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.



