Një video e re e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen tek incidenti i rëndë që ndodhi gjatë spektaklit gjysmëfinal të Big Brother VIP Albania 4, ku Jozefin Marku sulmoi fizikisht Besart Klemendin, të njohur si Gjesti.
Pamjet tregojnë një moment të shkurtër pas përfundimit të spektaklit, ku Egli dhe Gjesti shihen duke biseduar në një ambient të qetë. Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendje është një deklaratë e Gjestit, që duket të jetë një reflektim i sinqertë mbi ngjarjen e ndodhur.
“Kuku aq shumë e kam lypur ta qes prej kontrollës, i tmerrshëm jam babë, më ka parë duke ia çelur derën, s’ka pas faj i ngrati”, dëgjohet duke thënë Gjesti, në një moment të zënë ngushtë, i mbushur me emocione të përziera.
Kur e perkrah dhegjesti pse mos eperkrahin te tjeret
Kjo fjali, që u transmetua pa dashje përmes mikrofonit të vendosur, është shoqëruar me një reagim të menjëhershëm nga stafi teknik. Në video dëgjohet një zë që i tërheq vëmendjen: “Gjeti, kujdes mikrofonin!”.
Ky moment ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës po e vlerësojnë si një akt pendese dhe vetëdijësimi nga ana e Gjestit për dinamikat që mund të kenë çuar deri tek përshkallëzimi i situatës.