MPB ka njoftuar se me datë 20.01.2025 në ora 17:00 në NjPGrupçin, një 58-vjeçar nga fshat i Tetovëa ka raportuar se është mashtruar nga personi V.P. për një shumë parash prej 153.577 denarë. Sipas kallëzimit, në datën 18.01.2025, personi e ka telefonuar dhe e ka njoftuar se në llogarinë e tij ka një hyrje prej 17 mijë dollarësh dhe nëse dëshiron ti tërheqë duhet të depozitojë para në llogari. Sipas raportimit, më 20 janar 2025, ai ka depozituar paratë në llogarinë e tij, pas së cilës personi e ka telefonuar sërish dhe i ka kërkuar emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin nga aplikacioni celular. Gjithashtu, sipas raportit, pasi që nuk ka mundur të hyjë në aplikacion, nga banka është njoftuar se nuk ka pasur hyrje të shumës së deklruar të parave dhe se paratë që ai kishte depoyituar janë tërhequr. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Nezir Kraki kritikon Qeverinë: A po blejmë energji nga Serbia pa zgjidhje?
- Lirohen çmimet e derivateve të naftës
- Çmimi i varësisë digjitale: A është e mundur të funksionojmë pa Microsoft?
- Albana Xhemajli, e dyshuara në operacionin “Heshtja”, kishte luajtur edhe në një serial vendor
- Shasivari për rastin në Ohër: Policia, Prokuroria dhe gjykatat duhet të veprojnë pa presione dhe pa privilegje
- Kryeministri britanik rikthen debatin për Brexit-in: Kemi humbur më shumë sesa kemi fituar
- Gashi: Më 1 dhjetor në Kuvend ligji për kontratat e përhershme
- Sherri familjar kulminon në incident të rëndë, 35-vjeçari sulmon vëllanë e tij me thikë



