Një 44-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi, në gjendje të dehur, përplasi automjetin e patrullës së policisë që po e ndiqte për ta ndaluar.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për Rezart Abazaj, i cili u ndoq nga policia pas sinjalizimeve se po qarkullonte me shpejtësi të lartë dhe po kryente manovra të rrezikshme në zonë.
Gjatë tentativës për ndalim, 44-vjeçari përplasi mjetin e policisë, ndërsa më pas u neutralizua dhe iu nënshtrua testit të alkoolit.
Nga verifikimet rezultoi se ai kishte nivel alkooli 1.4 mg/l, shumë mbi normat e lejuara.
Abazaj ishte arrestuar edhe më herët për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-kënetës, aty ku pak ditë më parë humbën jetën dy të mitur, pasi u aksidentuan nga Nikoll Radaçi.


