Si këshilltarë në Këshillin e Komunës së Kumanovës, dënojmë ashpër dhunën dhe ofendimet e ndodhura në ndeshjen e futbollit ndërmjet FK “Vardar” dhe KF “Bashkimi”.
Arena e sportit nuk është arenë për shprehjen e urrejtjes. Aq më e rëndë bëhet situata kur përgjegjësit për mbarëvajtjen e ndeshjes bëhen “qorrë e shurdhmemecë” përballë katrahurës dhe gjuhës së urrejtjes së shfrenuar.
Kërkojmë urgjentisht zbardhjen e plotë të rastit. Nëse institucionet dëshirojnë të dëshmojnë se nuk ka pasur skenar të qëllimshëm kundër KF “Bashkimi” nga Kumanova, atëherë hetimet duhet të përfshijnë edhe personat kompetentë të angazhuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.Aktet e këtilla nuk janë të parat por janë bërë përditshmëri me pushtetin aktual të heshtur nga të përzgjedhurit e VMRO-së!
Shprehim mbështetje të plotë për lojtarët e KF “Bashkimi”, për sportivitetin dhe dinjitetin që kanë dëshmuar ndër vite.
Data 23.02.2026
Aktuale
- Tetovë: Arrestohet një 16-vjeçar, voziste pa leje, i konfiskohet vetura
- Andonovski: Qytetarët do të përdorin roaming pa kosto në BE
- Me vetëm 100 denarë deri në makinë të re
- Rruga e inovacionit: Si e ndërtoi Samsung Galaxy urën drejt epokës së intuitës së vërtetë?
- Hyseni: Dënojmë ashpër dhunën dhe ofendimet e ndodhura në ndeshjen e futbollit ndërmjet FK “Vardar” dhe KF “Bashkimi”
- MPJ qytetarëve të Maqedonisë: Nëse jeni në Meksikë, largohuni!
- Artan Grubi ndjehet i pasigurtë ne paraburgim
- LSDM për kthimin e Grubit: Teatër në kufirin e Maqedonisë


