Pas kërcënimeve nga ana e Serbisë dhe rritjes së tensioneve në veri, ish-ushararku Muharrem Maralusha propozon rikrijimin e FARK-ut si forcë shtesë për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.
Ai thotë se, në dispozicion janë 160 milionë dollarë, fonde të mjaftueshme për të pajisur deri në 20 mijë pjesëtarë të kësaj force të mundshme mbrojtëse.
“Nëse Kosova mendon ta mbrojë veten nga hordhitë serbe që vijnë nga veriu, atëherë FARK-u duhet të krijohet.
Në dispozicion janë 160 milionë dollarë – mjaftueshëm për të pajisur 20 mijë Dardanë”, shkruan ai.