Një pjesë e Maqedonisë është ilire, këtë e pohojnë shumë historian, studiues të fushve të ndryshme. Por, sa e dobishme është për shqiptarët kjo pjesë dhe sa e pranojnë pala tjetër maqedonase, analisti Nijazi Muhamedi dhe profesor Abullah Mehmeti mohojnë faktin e historisë së rejshme të maqedonasve.
“Arkeologjia maqedonase, çdo respekt nja dy-tri emrave- femra, është arkeologji “me të qitme fjalë”,dhe kjo metodë është e marrur bile nga arkeologët serbë të shekullit 19 dhe përmendet në një vepër historike të një akademiku serb mbi “Serbinë e vjetër” (Maqedonine e Kosovën) që e bëjnë pjesë të “Serbisë së re”(Jevtiq Dedijer-Nova Srbija,1913. Për ta shkruar këtë vepër,autori është nisur në Maqedoni me porosi të vecantë të vijë për të mbledhur edhe artefakte arkeologjie ilire, mandej këtyre artefakteve do të jetë lehtë “për t’u ngjitur nga një emër tjetër, jo ilir, kryesore kishte qene të mblidhen këto “para se shqiptarëve t’u dalë gjumi”, se atëherë do t’ua thonë emrin ata vetë. Kur viziton Lopatin e Kumanovës, gjen aty do artefakte dardano-ilire, që i kishte qitur në breg vërshima, dhe me të shpejt lajmëron ministrinë për këtë, duke kërkuar që ministria serbe e shkencës të dërgojë një ekip arkeologësh që të bëjnë gërmime dhe në lëtër përmendet fakti se terreni që e mban brenda këtë rezervuar artefaktesh ilire është ranishtë, se lumi i tij bën shpesh vërshime, kurse vërshtimet mbulojnë dhe konservojnë shumë mirë mbetjet arkeologjike gjersa të jenë zgjuar shqiptarët, duke shtuar se aty, nën dheun e Lopatit, ka shumë indicie të gjendet një qytet i lashtë me kohën e Scupit.
Arkeologët maqedonas, me shkollën e tyre, e kanë metodë këtë “arkeologji me të qitme fjalë,se arkeologjinë e kanë kthyer në mision të instrumentalizimit dhe të falsifikimit arkeologjik, që do të thotë se nuk është fjala që nuk i dinë gjerat, por e kanë mësuar shumë mirë marifetin e habitshëm “t’u qesin fjalë gjerave” për të zhbërë një të vërtetë arkeologjike dhe për t’ia vënë emrin, për të bërë “ripagëzimin” e tyre. Është kjo psikologji gërmuesi arkeologjik prej ardhacaku dhe pushtuesi, tipike për sllavët, e veçmas për serbët ,dhe këtë e kanë manifestuar edhe kundër sllovenëve, e më tepër kundër kroatëve e bosniakëve në shekullin 19 për të konfiskuar “me të qitme fjalë” iliricitetin e atyre vendeve. Po,vrasja e historinait të mesjetës dhe ilirologut më të madh kroat, Milan Shufllaj nga serbet bëhet pikërisht për të zhbërë dhe humbur gjurmët e iliricitetit të Shqipërisë dhe të tokave shqiptare. Unë di një arkeolog kroat, një Shuflaj të dytë kroat, i apasionuar shumë pas arkeologjisë shqiptare, që ende shkruan dhe boton vepra me pseudonim se ka qene i kërcënuar dhe e ndjen veten të kërcënuar pikërisht sepse merret me arkeologjinë ilire.
Pra, shkenca arkeologjike maqedonase është e sponzorizuar habitshëm shumë për të zhbërë iliricitetin e thellë të Maqedonisë përmes “të qitmes fjalë” dhe dalin pak karagjozë në këtë drejtim, se gjetjet arkeologjike janë shumë të pamundshme për falsifikim. Por, përveç të qitmes fjalë, kanë edhe një instrument për ta bërë të mbuluar (gjer të paqenë nga rrënimet e kohës)-mosgërmimin e pikave arkeologjike, që njihet si “kulturcid i bardhë” dhe një tjetër instrument: mbylljen në arkivat arkeologjike të artefkteve. Unë kam lexuar se në Muzeun arkeologjik të Maqedonisë ka nja 10 mijë artefakte iliro-dardane të mbyllura për studim. Po këtë trashëgimi arkeologjike – civilizuese duhet ta shpëtojë e mbrojë tash Europa, kurse UNESCO domosdoshmërisht, kurse Maqedonia është anëtare e saj. Por, edhe Europa, edhe UNESCO e mbrojnë këtë “sabotim”, se ne trashëguesit dhe faktuesit e këtij visari arkeologjik dhe të iliricitetit qëndrrojmë të mpirë në mendje përballë këtij “sabotimi”. Kështu, Unioni Europian ka do vjet që sponzorizon rikonstruimin e “Justiniana Prima”(“Justiniana e Parë) të rreme në “Caricin grad” afër Nishit, që është hipoteza e arkeologjisë serbe “me të qitme fjalë” për te dhe e engritur ne tezë dhe për Justinianin e Parë, karshi poashtu hipotezes bullgare se kinse ajo ka qenë afër Qustendilit, kurse një gjeograf i madh freng, me kërkese të mbretit të Francës, në një përkujtesë të tij shkencore, dy justinianat e vërteta (e para dhe e dyta) i lidh me Scupin dhe Ulpianën dhe se tek ai e shumë të tjerë, Justiniani i Parë është me vule të madhe me origjinë ilire dhe dhe përnga ndjenja dhe veprimi shtetformues del perandori më i madh ilirian i Ilirise së Poshtme nën mbulimin me skeptrin e Perandorise romake, të cilën poashtu Europa e saboton, si thotë një historian Zviceran, duke i qitur fjalë si “perandori bizantine”,dhe “Gadishullit ilirik” si “Gadishull ballkanik”
Epo, ku jemi ne tash t’ia paraqesim UE-se dhe UNESCO-së këto faktime arkeologjike dhe civilizuese si trashegimi iliro-shqiptare, që mbajnë vulë të padyshimtë të së vërtetës dhe se kanë autoritetin shkencor të një gjeografi me nam të mbretit të Francës, me rastin kur Kosova do bëjë aplikimin e saj për në UNESCO? Ne bëjmë bile të kundërtën: ka gati një muaj që ca bëjnë potere të neveritshme rreth Maqedonise si “promovuese” e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, në këtë UNESCO që këtë trashëgimi të përbashkët të kombit shqiptar nuk e mbron këtu në Maqedoni.
Kjo indiferencë kaq e turpshme e jona ndaj trashëgimisë sonë dhe ndaj përpjekjeve të të tjerëve për ta “tjetërsuar” me të qitme fjalë,nuk na bën të denjë për kohën. Ata “konfiskojnë” dhe “tjetërsojnë” me të qitme fjalë, ne rrijmë e duatrokasim bile naivisht se “nuk duhet të përzihemi” ne “në të qitmen fjalë mes tyre”, sikundër është edhe rasti me propozimet për emrin e ri të Maqedonisë dhe kontestit për të ndaj Maqedonisë dhe Greqisë, në të cilin një propozim rreth emrit Peoni, me të cilin pala sllave gjen vetem nje fije te hollë të “sllavicitetit” të nje copëze gjeogafike në anën lindore të Vartarit, ca shketanë të anës sonë(nëpër portale e gazeta) e “brohoritën me delire” pa menduar se përmes emrit të ri gjeografik që cenon iliricitetin e Maqedonisë, duan të mbivenë “sllavicitetin e tërë të saj” si historicitet i thellë gjoja, pra, edhe si tapi sabotuese gjeografike dhe shteterore..!
Fundja, arkeologët maqedonas e dijnë iliricitetin e Maqedonisë, e dijnë si ta “tjetërsojnë”, si ta eklipsojnë apo zhbëjnë, po ne rrijmë të hutuar turpërisht përballë këtyre “sabotimeve” të vjetra dhe të reja”, tha analisti Nijazi Muhamedi, për Almakos.
Ndërsa profsor Abdullah Mehmeti thotë se ne jemi të vetëdijshëm deri ku është ilirida, por problemet për mos njohjen nuk janë historike, por politike.
“Territore ilire janë të gjitha territoret e Maqedonisë së sotme, përfshirë edhe vetë emrin Maqedoni (Maqedhoni-Emadhi etj.), si dhe mbretëritë që janë shtrirë në këto territore, Pajonia, më vonë Dardania etj. Përdore termin “trojet etnike shqiptare” dhe e ke pastruar këtë çështje, pa u dhënë argumente të tjerëve për keqpërdorime. Problemi aktual i shqiptarëve në Maqedoni nuk është historik, por politik. Shkenca i ka pastruar këto dilema, por politika nuk është e aftë t’i implementojë ato”, tha profesor Abdullah Mehmeti, për Almakos.
Delvina Kërluku
Almakos.com

