Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka paralajmëruar raste të reja lidhur me projektin “Shkupi 2014”, në të cilat ish funksionarët e lartë janë të dyshuar për
keqpërdorime të mjeteve buxhetit. “Fakt është se në kohën e fundit Drejtoria e Policisë Financiare e jep angazhimin e saj në luftën kundër krimit financiar dhe të organizuar dhe është e orientuar për ndjekjen e veprave penale të cilat dalin nga keqpërdorimet na ana e funksionarëve të cilët kanë obligim llogaridhënien për punën e tyre përpara qytetarëve. Ngjarja e fundit ka ndodhur në Drejtorinë është lënda për ndërtimin e urës “Syri”. Ngjarje të tilla shpejtë do të kemi, por do të ketë edhe tjera edhe më interesante”, deklaroi Muaremi për REL në gjuhën maqedonase. Në pyetjen se në çfarë kuptimi janë më interesante, ai thotë se “më interesante në
kuptimin e vlerave që janë keqpërdorur, gjegjësisht ato janë shumë më të larta se sa në rastin “Syri”, thotë Muaremi.
I pari i Policisë Financiare vërteton dyshimet se ish funksionarë dhe biznesmenë kanë dërguar para përmes rrjeteve “Offshore”, duke dërguar mjete të shumta jashtë vendit. Është optimist se të gjitha procedurat do të tregojnë fajtorët dhe do të përgjigjen për krimet e tyre.
“Ngjarja e fundit që ndodhi në Drejtori është lënda për ndërtimin e urrës “Syri”. Ngjarje të këtilla do të ketë për pak këtë dhe do të jenë më interesante me atë që tashmë është publikuar publikisht në konferencën për shtyp të Drejtorisë”, deklaroi Muaremi. Ai gjatë intervistës tha se deri më tash nuk pa pasur presion.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


