Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër pesë personave, të cilët dyshohet se kanë kryer së bashku vepër penale – Dhuna nga neni 386 paragrafi 6 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.
Më 18 qershor, përballë Qendrës Emergjente në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, të dyshuarit në grup kanë kërcënuar sigurinë dhe kanë kryer dhunë të rëndë ndaj një personi.
Pas një përleshje fizike të mëparshme mes anëtarëve të dy familjeve në Zlokuçan, viktima dhe familja e tij ishin në pritje të ndihmës mjekësore për djalin e tij në Qendrën Emergjente.
Të dyshuarit kanë mbërritur edhe në oborrin e klinikës. Ata e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me shqelma dhe grushte në kokë dhe trup, por edhe me shufra metalike, shkopinj druri dhe sende të tjera. Goditjet i kanë shkaktuar lëndime të rënda fizike – thyerje të kockës së hundës dhe brinjëve, si dhe kanë shkaktuar ndjenjën e rrezikut, pasigurisë dhe frikës tek pjesa tjetër e publikut.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të pesë të dyshuarit, për shkak se ekziston rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit mbi dëshmitarët dhe viktimat, por edhe përsëritja e krimit.