Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur sot në Kosovë për një vizitë të emocionshme dhe të rëndësishme nën mbikqyrje, për të takuar babain e tij, i cili gjendet në një gjendje të rëndë shëndetësore.
Ky moment është i thellë dhe prekës për Thaçin, i cili, përveç sfidave ligjore, përballet tani me një vështirësi shumë të madhe personale. Vizita e tij ka ardhur si rezultat i alarmit për shëndetin e babait, dhe kjo ka nxitur ndjenja të forta dhe shqetësim në rrethin e tij familjar dhe shoqëror.
Gjykata Speciale ka konfirmuar se kjo vizitë është e mbikëqyrur, duke siguruar se arsyeja për të është humanitare dhe e justifikueshme. Sipas një njoftimi të publikuar nga Gjykatën, “Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara.”
Ky rast i veçantë është hera e tretë që Gjykata Speciale miraton një kërkesë nga Thaçi për të vizituar Kosovën për arsye humanitare. Kjo tregon që, pavarësisht situatës së tij ligjore, ka një njohje të nevojave të tij familjare dhe personale.