Ka përfunduar dokumentacioni dhe projekti për tenderin për ndërtimin e aksit të tretë hekurudhor në hekurudhën drejt Bullgarisë, në shtegun nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair, në gjatësi prej 23,4 kilometrave. Ndërtimi do të kushtojë mbi 350 milionë euro dhe sipas vlerësimeve të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve duhet të fillojë në vitin 2021, ndërsa të përfundojë në vitin 2025. Përmes hekurudhës brenda një dite duhet të transitojnë rreth 2.000 udhëtarë dhe 12 transhe ngarkesa, tregon fizibiliti studimi i përpunuar me projektin me të cilin u hartua dokumentacioni, i financuar me 3,4 milionë euro nga BE-ja. Në linjën e re hekurudhore, e cila kalon përmes një terreni malor do të ndërtojnë 23 tunele, si dhe një ndërkombëtar në VK “Deve Bair”, i cili do t’i ndërlidh Maqedoninë dhe Bullgarinë. Do të ketë dy stacione hekurudhore, para Kriva Pallankës dhe tek fshati Zhidilovë. Për ndërtimin e saj tashmë janë siguruar 60 milionë euro mjete të pakthyeshme nga BE-ja përmes Programit operativ 2017-2029, ndërsa Qeveria e Maqedonisë duhet sa më shpejt ta rrumbullaksojë konstruksionin financiar që të mund të shpallet tenderi për ndërtim, porositi Nikolla Bertolini, përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, në prezantimin e sotëm të dokumentacionit. Ministri dikasterial Goran Sugareski potencoi se pjesa tjetër e parave për hekurudhën në periudhën e ardhshme do të kërkohet nga institucionet ndërkombëtare financiare. Përkujtoi se në takimin e paradokohshëm me kolegun e tij bullgar Ivajllo Moskovski kanë arritur marrëveshje që dy shtetet së bashku të paraqiten për projekte me rëndësi rajonale me qëllim që më lehtë t’i sigurojë mjetet e nevojshme.
Dokumentacionin për hekurudhën e ka përgatitur një konsorcium i kryesuar nga kompania spanjolle IDOM me ADT Omega Greqi dhe ZDP Kroaci. Siç sqaroi drejtori i NP HM Infrastrukturë Irfan Asani, projekti i hartuar detajor i përfshin trasenë hekurudhore, objektet ndërtimore (tunele, ura, mbikalime, nënkalime, lëshime, mure rezistuese, rrugë të shërbimit etj), stacione hekurudhore, elektrifikim në shtegun e hekurudhës nga Kumanova deri te kufiri Bullgari, vendosje e pajisjes telekomunikuese dhe sinjalizuese, …. Janë përgatitur edhe dosje të plota tenderi për marrëveshje për punë ndërtimore, si dhe për merita të asaj marrëveshje. Për pjesën hekurudhore të Korridorit 8 që kalon nëpër Maqedoni krahas për aksin drejt Bullgarisë duhet të sigurohen para edhe për hekurudhën Kërçovë – Lin për ndërlidhje me Shqipërinë, për të cilën gjithashtu me para nga BE-ja është përgatitur projekti dhe dokumentacioni për tenderin. “Mungesa e këtyre lidhjeve paraqet pengesë për zhvillim të shkëmbimit, jo vetëm mes vendeve
fqinje, por edhe me rajonin në Evropën Lindore”, theksoi Asani.
Data 27.06.2026
Aktuale
- Digjet automjeti i një avokati në Shkup, MPB: Rasti është duke u hetuar
- A është protesta e sotme në Tetovë një shërbim që po i bëhet dikujt në Tiranë apo në Beograd
- VIDEO/ Marshimi i protestës së 27-të kundër qeverisë, qytetarët thërrasin njëzëri: O milet, Rama ka siklet! Ka mbaruar!
- Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”
- Apeli aktivistit Arben Kola: Jeni polici e turpit që u vendosët gjoba deri në 400 euro mërgimtarëve! Do ju rrethojmë! SPAK të veprojë ndaj hajdutëve të Tatimeve që kërcënojnë
- Mit’hat Tavari: Turistët vijnë dhe po kënaqen, ne ishim mësuar me protesta me molotov e plumba! Banditi Edi Rama jepe dorëheqjen!
- ‘Enveri i dytë’ na mposhti më keq se ai i pari!
- “Rama, krimineli i betonizimit!”- Protestuesi akuza kryeministrit: E shkatërroi Tiranën, u merrte ndërtuesve nga 20%! Me ato miliona bleu PS-në

