Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke zhvilluar turneun e saj “Future Nostalgia” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast, ajo ka pasur fatin që të këndojë në shtete të ndryshme të kontinentit amerikan, për të performuar dhe promovuar këngët e albumit me të njëjtin titull, “Future Nostalgia”.
Sigurisht që ajo është gjithmonë gati t’iu përgjigjet pozitivisht ftesave për të takuar bashkëkombësit e saj kudo ku ndodhet apo edhe të marrë pjesë në manifestet shqiptare kudo ku organizohen.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “New Rules” ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqiptare në Texas të Amerikës.
Këtë ajo e bëri të ditur përmes një sërë fotografish që i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
“Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot”, shkroi Dua në mbishkrimin e një fotografie në InstaStory.