Kompania gjermane “ODV Elektrik” dje në Zonën teknologjike
industriale Ohër/Strugë në Misleshevë e hapi fabrikën e sapondërtuar për prodhimin e komponentëve elektronikë për industrinë automobilistike.
Bëhet fjalë për investim grinfild në vlerë prej tre milionë eurosh, në të cilin funksionojnë shtatë linja prodhuese me gjithsej 220 të punësuar.
Martin Ehert, drejtori kryesor ekzekutiv i “ODV Elektrik” në fjalimin para të pranishmëve në solemnitet sqaroi se krahas ndërtimit të objektit janë investuar edhe 1,7 milionë euro në pajisje, prej të cilëve pjesa më e madhe është prodhuar në filialin e kompanisë në Ukrainë.
Ai paralajmëroi se në të ardhmen e afërt “ODV Elektrik” planifikon realizim të dy projekteve të rëndësishme që parashikojnë procese të reja dhe sfida, e për të cilët tha se do ta konfirmojnë rëndësinë strategjike të prodhimit të hapur sot për vetë kompaninë.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Kapen 8 migrantë në një veturë, arrestohet 40-vjeçari nga Shqipëria!
- Nën ndikimin e alkoolit, tetovari voziste në kahun e kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një ngjarje e rëndë në Deçan
- Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në administratën publike
- Rreth 66.800 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, në dispozicion 56.000 vaksina
- Ministri Hoxha paralajmëron kthesë në ekologji: Deponitë e egra në hartë digjitale, ndotësit nën kontroll
- Fertiliteti në BE në nivelin më të ulët që nga viti 2001, e ngjashme gjendja edhe në Maqedoni
- Jeton Sylaj flet për ngjarjen e rëndë: ‘Kam tentuar ta parandaloj’


