Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, para se të ikë nga Shkupi, deklaroi se një ndër qëllimet kryesore të vizitës së tij në Shkup, është që të potencojë interesin e vazhdueshëm të Brukselit për ngjarjet në vend, por edhe të merr garancë se Qeveria dhe opozita janë tërësisht të përkushtuar në
Johanes Hah, eurokomisioner
“Duhet të miratohen të gjitha ligjet në sferat e gjyqësorit, shërbimit të inteligjencës dhe administratës publike, që janë çështje kyçe për marrje të rekomandimit pozitiv nga BE-ja. Shpresojmë se ajo do të ndodhë dikund në shkurt, me shpresë se bisedimet do të fillojnë vitin e ardhshëm.”
Sa i takon çështjes së emrit dhe takimit të partive politike në shtëpinë e Zhan Monesë në Paris, Han tha se kjo është një çështje për të cilën nuk dëshiron të komentojë, pasi është akoma herët. Ai e vlerësoi si pozitive zbatimin e masave për ndërtim të besimit si dhe kontaktet mes përfaqësuesve relevantë. Ai theksoi më tej se Bashkimi Evropian ka vërejtur se përmirësim në fushën e sundimit të ligjit në vend.
Johanes Han, Komisar për zgjerim dhe fqinjësi të mirë
“Konsideroj se sundimi i ligjit në vend, është poashtu një pjesë e zhvillimit shoqëror dhe ne shohim përmirësim në këtë fushë. Siç jemi shumë të fokusuar në sundimin e ligjit, pavarësinë në gjyqësor, vlerësoj se kjo është adresuar në mënyrë adekuate nga institucionet relevante dhe të gjitha komentet dhe rekomandimet e ODIHR-it, jo vetëm që do të lexohen por edhe do të merren parasysh dhe sipas saj do të veprohet për zgjedhjet e ardhshme.”
Komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, gjatë vizitës së tij dy ditore në Shkup realizoi takime me kryeministrin e vendit Zoran Zaev, zv/kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, kryetarin e parlamentit, Talat Xhaferi, Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, atë të drejtësisë Bilen Saliji atë të shoqërisë informatike Damjan Mançevski, si dhe me liderët e partive politike.

