Manchester City arriti fitore të madhe dje ndaj rivalit direkt për titull Arsenal duke e mposhtur në Etihad me rezultat 4-1.
De Bruyne me dy gola, Haaland dhe Stones me nga një shënuan për triumfin e Citizens ku për Gunners realizoi Holding, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes trajneri spanjoll, Pep Guardiola foli për media duke thënë se ndeshjet e ardhshme janë vendimtare në luftën për titull.
“Tre ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishme. Do ti marrim lojët një e nga një dhe do shohim se çka do ndodh”, tha spanjolli.