Lideri I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes një statusi në faqen e tij të Facebookut ka vazhduar me thirrjet për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë dhe kundër ligjit për gjuhën shqipe dhe Deklaratën e përbashkët për partive shqiptare. Gruevski shkruan se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi. Madje kreu i VMRO-së thotë se shteti ishte duke funksionuar normalisht derisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë. Gruevski thotë se LSDM-ja do të tentojë ta sulmojë bastionin e fundit në shtet VMRO-DPMNE-në dhe udhëheqjen e saj. Parimi fituesi me fituesin me hapin e BDI-së është shkatërruar përgjithmonë. Qeveria e re sipas Gruevskit është bërë nën presionin e ashpër të jashtëm ndaj BDI-së, ku më aktivi është një ambasador i huaj pa e përmendur emrin e tij, duke konfirmuar në mënyrë indirekte se BDI nuk ka qenë kundër koalicionimit me VMRO-DPMNE-në, por se presioni diplomatik e ka detyruar të mos shkojë. Nëse votohet qeveria, Gruevski thotë se do jetë qeveri e një ambasadori. Më pas ky ambasador sipas Gruevskit do të dojë që edhe gjykata të jetë e tij, sepse një kohë të gjatë punon në këtë drejtim. Prokurori të veten ka. Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës, shkruan Gruevski .
Data 24.08.2026
Aktuale
- “Në shënjestër ari dhe bizhuteritë!”- Raporti i Europol: Grabitjet e muzeve janë bërë më të dhunshme, hajdutët rekrutohen nga mediat sociale
- Biznes brenda llojit/ Progeen merr tenderin 10 mln euro për ndërtimin e ofiçinës së trenave Tiranë-Durrës
- Nga 30 në 25 denarë, Bujqit e Strumicës do të protestojnë sërish pasi nuk u respektua marrëveshja për çmimin e specave të ajvarit
- Zelanda e Re drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
- Ndriçim Kulla: Takimi në Pogradec, një fotografi e pavullnetshme e regjimit në krizën e rënies
- Ndihma në Guangxi pas përmbytjeve nga tajfuni “Narra”
- Shasivari – Brimora: Vazhdon mbështetja për reformat në drejtësi dhe sundimin e ligjit
- (VIDEO) U premtua në prill, nuk nisin punimet për udhëkyryqin në Saraj


