Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se nëse nuk do të ishte kriza politike kanë mundur të bëhen më shumë gjëra por të gjetur në situata të tilla është nxjerr maksimumi.
“Unë personalisht dhe partinë që e drejtoj do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të sigurojmë stabilitet politik, të mbaroj kriza politike dhe vendi të ec përpara. Krijuesit e krizës i anulonin zgjedhjet, por më në fund ato ishin të pashmangshëm. Populli e tha mendimin e vet, dhe ajo duhet të respektohet. Çdo njëri prej neve politikanëve nga partitë e ndryshme politike duhet të nxjerr mësim nga mesazhet që na dërgoj populli në zgjedhjet e fundit dhe të fokusohemi që të bëjmë më të mirën për vendin dhe gjithë qytetarët”, tha Gruevski në urimin për vitin e ri, përcjell “SHENJA”.
Ai tha se në zgjedhjet e fundit disa politikan të nxitur nga disa qendra të fuqisë kanë luajtur në kartën e ndjenjave të ndryshme etnike në Maqedonië. Sipas tij kjo kartë ka qenë instrument për arritjen e qëllimeve tjera.
“Premtimet nga fushata duhet të realizohen. Ndjenjat e trazuara dhe dallimet politike duhet të ulen dhe normalizohen, marrëdhëniet ndëretnike të ndërtohen në frymë pozitive”, ka porositur Gruevski.