– Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski në
intervistë për TV Alsat-M thekson se partia që ai drejton nuk është kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe, por ligji për zyrtarizimin e saj të jetë në korniza të Kushtetutës.
“VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër përdorimit të gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike, duke e përfshirë edhe gjuhën shqipe. LSDM dhe Zoran Zaev luajnë lojë që para zgjedhjeve lokale të ofrojnë ligj i cili është jo-kushtetues. Ky ligj do të kontestohet nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë mënyrë LSDM dëshiron të mashtrojë dhe përfitojë vota të shqiptarëve. Në fazën e parë të ligjit ne nuk mund
ë dorëzojmë amandamente, por në fazën e dytë këtë do ta bëjmë”, theksoi Gruevski.
Madje, Gruevski shpalosi gjithçka çfarë ka bërë për shqiptarët ndërsa u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e Partive Shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill.
Sipas Gruevskit, dhuna në Kuvend më 27 prillin e sivjetshëm nuk duhej të ndodhte, por se faj të madh për këtë kanë pasur procedura për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “200”, në pyetjen nëse është i gatshëm të japë dorëheqje nga funksioni lider i partisë nëse i humb zgjedhjet e ardhshme lokale u përgjigj se “kryetari i partisë e
mban përgjegjësinë kryesore”.
Gruevski foli për 100 ditët e Qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave maxhoranca e re nuk ka realizuar asgjë por vetëm e ka mashtruar popullatën.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve
- (VIDEO) Promovohet “M shërbime”, letërnjoftimet dhe patentat në telefon
- Erion Veliaj kalon nga Durrësi në Fier: Çfarë fshihet pas këtij transferimi?
- (VIDEO) “Zhduken” 8 tonë lule kanabisi, padi për kompaninë dhe menaxherin e saj
- Haradinaj: Ne nuk do të nënshtrohemi para regjimit të Kurtit, mbështesim qytetarët në protestat e tyre
- (VIDEO) 187 prokurorë po zgjedhin shefin e ri të krimeve
- Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt
- Lista e Përbashkët Arabe i shtrin dorën bllokut të Eisenkotit për të rrëzuar qeverinë e Netanyahut


