20 Nëntor 2018 / 21:41
Pas reagimit së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në rrjetin social Facebook sot pasdite, se i është pranuar azili në Hungari, si duket alarmoi autoritetet dhe arrestuan Sasho Mijalkovin duke mos lejuar të ndodhë ajo që ndodhi me ish-kryeministrin Gruevski.
Sipas burimeve nga Libertas nga njerëz të afërt me ish-shefin e policisë sekrete, kushëriri i të arratisurit Nikola Gruevski, Sasho Mijalkov disa kohë më parë kishte letërnjoftim me adresën të hotel Meriot.
Hoteli më herët besohej se ishte pronë e të burgosurit e kohëve të fundit, Orce Kamçev gjegjësisht është në pronësi të të arrestuerit të sontëm Sasho Mijalkov.
Burimet e njëjta pohojnë se ai u zhvendos në hotel dhe nxorri një letërnjoftim, sepse dyshonte se mund të lëshohej një urdhër për arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë së tij.
Loading…