Kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski ka deklaruar se Prokurorinë Speciale Publike ishte i ftuar si dëshmitar për një procedurë paraprake hetimore.
Ai ka thënë se zyrtarëve të PSP-së ua ka rikujtuar se ata punojnë kundër ligjit, sepse mandati i tyre ka skaduar qëmoti.
“Erdha dhe iu përgjigja disa pyetjeve, për të mos dalë se nuk dua të vij. Unë e di që qëllimi i tyre është që unë të jem këtu para gazetarëve dhe ta jap këtë deklaratë, dhe të flitet për këtë, e të mos flitet për gjëra tjera që kanë të bëjnë me Qeverinë Zaev”, ka thënë Gruevski.
Ndërkohë, më herët prokurorja speciale Katica Janeva ka sqaruar se Gruevski u thirr si dëshmitar për një procedurë parahetimore të kryer nga PSP-ja, në lidhje marrjen e dyshuar të provizionit për energjinë elektrike. /SHENJA/

