Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, ka takuar Ambasadoren e Hungarisë në Maqedoni, z. László Dux.
Grubi dhe Ambasadori hungarez diskutuan për situatën në Maqedoni dhe rajon, integrimin në NATO dhe BE, çështjen e emrit, barazinë gjuhësore dhe reformat sistemore.
Ambasadori Dux ritheksoi mbështetjen e fuqishme të Hungarisë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Deputeti Grubi e njoftoi Ambasadorin Dux që Komisioni, me përkrahjen e të gjithë 26 anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve, e miratoi njëzëri Deklaratën për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese në NATO dhe BE.
Kjo Deklaratë është obligim nga marrëveshja e Przhinos dhe përkrahja e plotë nga të gjithë deputetet është arritje e madhe dhe përkushtim për reformat.
Grubi theksoi se këtë proces do ta zhvillon në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, në partneritet me komunitetin ndërkombëtar dhe shoqërinë civile.
Grubi dhe Dux diskutuan edhe për barazinë gjuhësore, ndërsa z. Grubi theksoi pritjen që Ligji për gjuhën të miratohet në Qeveri sa më shpejtë.