Një person do të testohet për gripin e shpezëve pasi ka shfaqur simptoma dhe 4 të tjerë do të jetë nën mbikqyrje mjekësore. Kështu bëri të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, sa i përket të punësuarëe në Kopshtin Zoologjik në Shkup. Shtoi se menjëherë është organizuar takim urgjent ndërmjet përfaqësuesëve të Agjensisë së Veterinarisë, ëpidemiologëve të Qendrës së Shëndetit Publik dhe të Institutit të Shëndetit Publik.
“Në atë takim u mor një listë me 16 persona të punësuar në kopshtin zoologjik dhe u nis menjëherë një studim epidemiologjik. Nga të dhënat që kam marrë nga epidemiologët, nga 16 persona të listës janë kontaktuar 15 persona. Gjatë ditës së sotme do të bëhet përpjekje për të kontaktuar personin e fundit. Për 15 personat e kontaktuar tashmë, epidemiologët do të nxjerrin vendim që 4 prej tyre të kalojnë nën mbikëqyrje shëndetësore gjatë ditës së nesërme. Edhe pjesa tjetër do të monitorohet, por këta 4 do të vihen nën mbikëqyrje zyrtare”, ka deklaruar Marija Andonovska, drejtoresha e ISHP-së. /SHENJA/
Data 02.10.2026
Aktuale
- MTD: 27.345 kërkesa të parashtruara për një muaj në portalin për shërbime elektronike uslugi.gov.mk
- Francë, studentët dalin në rrugë – zjarre, përleshje dhe qindra arrestime
- “Bomba” e Gazment Bardhit: Ka patur komunikim mes Ramës dhe Klodian Brahos. Kryeministri i kërkoi të shtyheshin veprimet procedurale ndaj Ballukut
- Hetim për dhënie ryshfeti ndaj një zyrtari në RMV, propozohet paraburgim
- Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman
- Mickoski publikon fotografi me Trumpin: Aleancë e bazuar në besim, mbështetje dhe miqësi
- Publikimi i videove intime, kompozitori Adrian Hila paraqitet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
- Sulmi në fluturim: Netanyahu flet për indoktrinimin radikal të sulmuesit



