Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova, me një delegacion shtetëror e ka vizituar “Qendrën Komunitare Dibra”, në Nju Xhersi, ku me këtë rast ka takuar e falenderuar hoxhën Omer Kadri dhe diasporën dobrane atje.
“Falenderojmë hoxhën Omer Kadri dhe përfaqësuesit e diasporës me origjinë nga rajoni i Dibrës për bisedën e këndshme dhe mundësinë për të vizituar xhaminë në kuadër të “Qendrës Komunitare Dibra”, në Frihold, Nju Xhersi.
Më njoftoi me aktivitetet dhe mënyrat e tyre të organizimit dhe integrimit në kuadër të shoqërisë amerikane dhe lidhjet që i realizojnë me Maqedoninë” – shkruan presidentja Siljanovska Davkova.