Siljanovska tha se Ballkani Perëndimor është një zonë tranziti për trafikimin e drogës dhe theksoi seriozitetin e kësaj sfide dhe rrezikun e ndikimit të të ashtuquajturve “aktorë të tretë”.
Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është një parakusht për një luftë efektive kundër trafikut të drogës, tha Presidentja Gordana Siljanovska Davkovka në Baku, ku mori pjesë në një diskutim në panel të organizuar nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni, në kuadër të aktiviteteve të Koalicionit Evropian Kundër Drogave (ECAD).
Siljanovska tha se Ballkani Perëndimor është një zonë tranziti për trafikimin e drogës dhe theksoi seriozitetin e kësaj sfide dhe rrezikun e ndikimit të të ashtuquajturve “aktorë të tretë”.
Ajo theksoi se roli në rritje i strukturave të lidhura me drogën në ekonomi, politikë dhe shoqëri nuk duhet nënvlerësuar dhe paralajmëroi se rrjetet kriminale po fitojnë pushtet për të ndikuar në proceset dhe institucionet partiake dhe politike.
“Është e nevojshme që Bashkimi Evropian të rishqyrtojë politikën e tij të zgjerimit përmes prizmit të Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh dimensionin e sigurisë”, tha Siljanovska Davkova.
Presidentja maqedonase, siç u njoftua nga zyra e saj, theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mund të jetë një shembull i mirë i politikës evropiane parandaluese, në vend të asaj reaktive.
“Është e rrezikshme që ajo që quhet ‘modus operandi’ në trafikun e drogës të shndërrohet në një ‘modus vivendi’”, tha Siljanovska-Davkova, duke kujtuar se arkitektura politike dhe e sigurisë evropiane është e pandashme nga ajo ballkanike.


